Edhe pse janë shumë të popullarizuar dhe mund të bëjnë çfarë të duan, shumë personalitete të famshme kanë vendosur që të mos kishin afrimitet intim me partnerët e tyre derisa të martoheshin.
Revista People sjell disa prej çifteve që vendosën të mos kryenin marrëdhënie para martesës:
Në një intervistë për Vogue, Justin dhe Hailey Bieber kanë folur hapur për lidhjen e tyre, marrëdhëniet seksuale dhe vendimin që kishin marrë para se të martoheshin. Këngëtari ka thënë se ka pasur probleme që lidhen me seksin, por është shprehur i kënaqur që është përmbajtur dhe ka abstenuar nga disa gjëra.
Kevin Jonas (vëllai i madh nga “Jonas Brothers”), i cili është i martuar qe dhjetë vite, ka treguar se e ka pasur të vështirë të presë deri në martesë, por ishte i gëzuar kur u martua me Danielle Deleasan në vitin 2009. Asokohe kishte thënë me shaka se ka dashur të martohej një ditë pas fejesës, sepse nuk mund të priste me.
Jessica Simpson është njëra prej bukurosheve që ka folur për vendimin e saj për të mos kryer marrëdhënie intime para martesës. Këngëtarja dhe aktorja kishte pritur deri pas martesës me Nick Lachey në vitin 2002. Ajo ka thënë se vendimi kishte qenë i vështirë për t’u mbajtur, por është shprehur e kënaqur që ka bërë diçka të tillë.
Ndoshta është befasi që në këtë listë ndodhet edhe Adriana Lima. Në vitin 2006, modelja e famshme kishte thënë se marrëdhëniet intime dëshironte t’i praktikojë vetëm pasi të martohej dhe priste që partneri i saj ta respektonte këtë vendim. Sipas brazilianes, nëse në lidhje nuk ka respekt, kjo do të thotë se partneri nuk e do mjaftueshëm.
Mariah Carey dhe Nick Cannon kishin vendosur të prisnin deri në natën e martesës, ashtu që pas fejesës në vitin 2008 kishin thënë se të dy besonin në gjëra të njëjta, prandaj besonin se e gjithë përvoja do t’i shumë më e bukur nëse prisnin deri në martesë. Theksojmë që martesa e tyre zgjati gjashtë vite dhe pastaj u shkurorëzuan. Ata kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Monroe dhe Moroccan.
/Telegrafi/