Telegrafi

Yjet nuk veshin pantallona në tapetin e kuq, frymëzohen nga Bianca Censori?

Bianca Censori është shndërruar nga një e panjohur virtuale në një personazh të famshëm në më pak se një vit, falë martesës së saj të profilit të lartë me Kanye West dhe serisë së veshjeve shumë ‘të rrezikshme’ dhe që kërkojnë vëmendje.

Lexo po ashtu Gruaja e Kanye West, Bianca Censori shfaqet thuajse e zhveshur, në shfaqjen e modës në Milano

Dhe ndërsa Kanye, që dikur shihej si një reper, ka rënë në favor të pjesës më të madhe të grupit të modës, për shkak të një sërë shpërthimesh antisemite dhe seksiste, duket se ai mund të ketë ende ndikim në tapetin e kuq.

Kristen Stewart, Coi Leroy dhe Emma Corrin janë ndër ata që nuk kanë veshur pantallona në tapetet e fundit të kuqë, shkruan DailyMail.

Truri që qëndron pas Yeezy është duke stiluar ‘gruan’ e tij të re, me veshjet e saj të zhveshura. Një pamje e fundit përfshinte një kostum të guximshëm të zi që mezi i përmbante kthesat e saj.

Lexo po ashtu Bianca Censori del plotësisht pa të brendshme, në darkë me bashkëshortin e saj Kanye West

Në Javën e Modës në Milano, Bianca, 29 vjeçe, doli pa sytjena me veshjen që shfaqte një rrip përgjatë anëve.

Kjo është pamja e fundit provokuese e arkitektes me origjinë australiane dhe mesa duket po kopjohet në tapetin e kuq nga yje të tjerë. /Telegrafi/