Telegrafi

Yjet nderojnë doajenin Ismet Peja

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja. Emra të njohur nga të gjitha fushat kanë shprehur ngushëllime dhe e kanë nderuar jetën dhe veprën e artistit të madh.

Yjet shqiptare të skenës dhe të ekranit i kanë shfrytëzuar profilet e tyre në rrjetet sociale për ta nderuar legjendën e muzikës sonë.

Lajmin për vdekjen e ikonës e bëri djali i tij, këngëtari Visar Peja, i cili në një tjetër njoftim tregoi se varrimi i artistit do të bëhet sot (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Lexo po ashtu Sot bëhet varrimi i Ismet Pejës

Në një përmbledhje të mëposhtme jua sjellim disa prej reagimeve të yjeve tona pas lajmit për vdekjen e Ismet Pejës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Ramë Lahaj)