Telegrafi

Yjet lartësojnë figurën e Ergi Dinit dhe ngushëllojnë familjen (Foto)

Këngëtari Ergi Dini e ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, ndërsa yjet shqiptare të skenës kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje.

Përmes rrjeteve sociale, ata e kanë lartësuar figurën e fituesit të ‘X Factor’ dhe njëherësh kanë shprehur ngushëllime për familjen e tij.

Ergi (22 vjeç) dhe shoku i tij, Kejdi Halili (21 vjeç) humbën jetën në një aksident fatal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Lexo po ashtu Aksidentohet për vdekje fituesi i "X Factor Albania" (Foto)

Dini u bë i njohur në vitin 2014 kur e fitoi spektaklin për talentë, ‘X-Factor’. Ai po ndiqte karrierën në muzikë dhe që nga ajo kohë ka publikuar shumë këngë.

Më poshtë jua sjellim disa prej postimeve. /Telegrafi/