Fansat gjithmonë janë të prirë që të mësojnë detaje nga jetë private e yjeve të muzikës, filmit apo modelizmit, ndërsa disa prej të famshmëve nuk hezitojnë që të flasin edhe për përvojat e tyre më personale.
E! News sjell të dhënat për moshën e disa prej yjeve të famshme në kohën kur e kanë pasur përvojën e parë intime.
Manekinia e popullarizuar, Kate Moss, ka treguar se ka qenë 14 vjeçare kur e ka pasur marrëdhënien e parë seksuale. Kjo ka ndodhur para se ajo të hynte në botën e modelizmit.
Anëtari i dikurshëm bendit “Jonas Brothers”, Joe Jonas, i cili tash bën karrierë solo, për herë të parë ka kryer marrëdhënie intime në moshën 20 vjeçare.
Adriana Lima e ka ruajtur virgjërinë e saj deri në moshën 27 vjeçare kur edhe ishte martuar.
Aktori George Clooney ka treguar për Rolling Stone se ka pasur 16 vjet kur e ka shijuar aventurën e parë seksuale.
Matthew McConaughey e ka humbur virgjërinë në moshën 15 vjeçare, mirëpo asnjëherë nuk ka dhënë detaje për këtë temë.
Bukuroshja Megan Fox ka qenë 17 vjeçare kur ka fjetur për herë të parë me të dashurin e saj.
Një nga hamshorët hollivudiane, Johnny Depp, është rekorder i kësaj liste. Aktori i famshëm ka thënë se përvojën e parë seksuale e ka pasur në moshën 13 vjeçare. /Telegrafi/