Site icon Telegrafi

Yjet e njohura të muzikës pushtojnë skenat e qyteteve botërore në kuadër të “Global Citizen Live”

Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Coldplay bën spektakël në Central Park të New York-ut të shtunën, si pjesë e festivalit Global Citizen Live.

Përtej oqeanit, Doja Cat dha një shfaqje muzikore pranë Kullës Eifel të Parisit, ndërsa ylli i popit, Kylie Minogue këndoi hitet e saj më të njohura para një turmë tifozësh në Londër, Angli, shkruan DailyMail.

Ata i bashkohen një liste të mrekullueshme të interpretuesve nga gjashtë kontinente në të gjithë globin, me shfaqje të mëdha që ndodhin gjithashtu në Los Angeles, Paris, Rio de Janeiro, Seul, Sidnei dhe Lagos.

Foto: REX

Jennifer, 52 vjeç, solli disa miq të vjetër duke përfshirë reperët LL Cool J dhe Ja Rule për të ndihmuar në interpretimin e disa prej këngëve të saj më të njohura.

Ajo doli në skenë e veshur me një pallto të mbuluar me ikona fetare shumëngjyrëshe. Por, ylli i “Hustlers” u zhvesh shpejt për të zbuluar një veshje që theksonte linjat e saj.

Foto: REX

Një paraqitje e veçantë me J.Lo ishte reperi me ndikim LL Cool J, i cili mbërriti në skenë me veshje rastësor me një tuta të kuqe.

Foto: REX

Miqtë e vjetër performuan hitin e tyre të vitit 2002 “All I Have”, i cili u paraqit në albumin e tretë të Jennifer, “This Is Me … Then”.

Ja Rule gjithashtu doli në skenë për t’u bashkuar me Jennifer në një shfaqje të versionit të përzier të këngës së tyre “I’m Real”.

Foto: Getty Images

Billie Eilish ndoqi Jennifer me këngën “Bad Guy”. Në mes të performancës së saj, Billie ndaloi për të treguar se sa ‘krejtësisht e pashpresë’ ndihej shumicën e kohës për atë se si njerëzit nuk kujdesen për botën dhe ku vendin ku jetojmë.

Ajo i kërkoi Presidentit Biden dhe SHBA të vazhdojnë shpenzimet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Foto: REX

Edhe Coldplay iu bashkua yjeve të muzikës në skenën e New York, duke sjellë disa prej hiteve më të njohura.

Foto: Getty Images

Në anë tjetër, Donja Cat performoi për fansat e saj në Francë. Ajo interpretoi disa prej këngëve të saj më të njohura, duke përfshirë “Need To Know”, “Juicy” dhe “Rules”.

Foto: Getty Images

Në Londër, Kylie Minogue, 53 vjeçe, mori vëmendjen e shfaqjes me fustan të kuq shkëlqyes asimetrik para se të ndryshonte atë me një tjetër me ngjyrë të zezë.

Foto: Getty Images

Më herët pasdite në New York, Camila Cabello dhe Shawn Mendes e bënë romancën e tyre pjesë të performancës së tyre në Central Park.

Foto: Getty Images

Camila, 24 vjeç dhe Shawn, 23 vjeç, ndanë një puthje pasionante nga skena teksa këndonin hitin e tyre numër një, “Senorita”.

Foto: Getty Images

Gjithashtu e pranishme ishte aktorja Priyanka Chopra e cila prezantoi skenën në Paris. Aktorja shkëlqeu me një fustan blu dhe zi, me detaje lulesh.

Foto: AP

Shumë emra të tjerë të njohur ishin prezent në skenat e ndryshme në qytetet më të mëdha botërore.

Global Citizen Live është pjesë e fushatës globale të Global Citizen 2021, një plan rimëkëmbjeje për botën.

Plani synon t’i japë fund COVID-19 për të gjithë, krizës së urisë, të rifillojë mësimin për të gjithë, të mbrojë planetin dhe të avancojë barazinë për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version