Telegrafi

Yjet e muzikës e nderuan Kobe Bryantin në ‘All-Star’

(Foto: Stacy Revere/Getty Images/Guliver)

Kobe Bryant është nderuar në të gjitha format e mundshme në ndeshjen e ‘All-Star’ që u organizua të dielën mbrëma dhe gjithçka sillej rreth tij. Ndërsa përveç sportistëve, ai është nderuar edhe nga artistë të shumtë.

Legjenda e basketbollit, vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë e humbën jetën në një aksident ajror, kur helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë.

Fituesja e çmimeve Grammy dhe çmimit Oscar, Jennifer Hudson, bëri një performanca speciale në nder të Bryant që shënoi edhe hapjen e ceremonisë para fillimit të ndeshjes.

Artisti i muzikës hip-hop, njëherësh aktori Common, bëri një performancë dhe mbajti një fjalim lidhur me rëndësinë e basketbollit në Chicago.

Lexo po ashtu Kobe Bryant ishte epiqendra në ‘All Star Game’: Nderimi i posaçëm, skuadra fituese dhe çmimi i parë MVP sipas legjendës

Në pushim u paraqit Chance the Rapper, i cili interpretoi së bashku me Lil Wayne, DJ Khaled dhe Quavo, ndërsa në monitor gjatë gjithë kohës shfaqeshin imazhet e Bryant dhe Giannas. /Telegrafi/