Të famshmit e Hollywoodit kanë origjinë të ndryshme.
Disa prej tyre u takojnë racave të përziera, me çka kanë ngjallur edhe më tepër interes për prejardhjen e tyre të vërtetë.
Shpesh përzierja e dy racave i ka bërë edhe më të bukur disa nga yjet e Hollywdooit.
Në vazhdim, Telegrafi sjell disa nga të famshmit që kanë trashëguar këtë bukuri.
Olivia Munn ka rrënjë kinezo-vietnameze nga ana e nënës po aq sa ka rrënjë gjermano-angeleze nga babai
Demi Lovato është meksikane nga ana e babait, ndërsa irlandeze nga nëna
Naomi Campbell është nga Jamaica dhe afro-kineze
Meghan Markle është irlandeze, afrikano-amerikane, dhe daneze.
Jessica Szohr, hungareze nga nëna dhe afrikano-amerikane nga ana e babait
Angelina Jolie nga ana e babait është gjermano-sllovake dhe nga nëna është franceze, kanadeze dhe irlandeze
Shakira nga ana e babait është libaneze, ndërsa nga nëna kolumbiane
Adriana Lima është një përzierje zviceriane, japoneze, afrikane, indiane perëndimore dhe portugez
/Telegrafi/