Sophie Turner dhe bashkë-ylli i saj në Game Of Thrones, Kit Harington do të ribashkohen në filmin e ardhshëm horror “The Dreadful”.
Aktorja, 27-vjeçare, dhe Kit, 37-vjeçar u shfaqën për herë të fundit në ekran së bashku në vitin 2019, kur u transmetuan episodet e fundit të Game Of Thrones.
Fillimisht ata luanin si vëlla e motër, Sansa Stark dhe Jon Snow, por më vonë u zbulua se Jon ishte kushëriri i parë i Sansës nga babai, shkruan DailyMail.
Të premten, Deadline raportoi se Sophie dhe Kit do të luajnë në një film të shkruar dhe drejtuar nga regjisorja e njohur e filmave horror Natasha Kermani.
Filmi zhvillohet në Angli gjatë Luftës famëkeqe të Trëndafilave në vitet 1400.
Sophie do të luajë Anne, jeta e së cilës ndryshon kur personazhi i Kit të kthehet nga vdekja. /Telegrafi/