Telegrafi

Yjet e estradës që e uruan Haradinajn pasi u shpall kryeministër (Foto)

Sot (e shtunë), lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministri i ri i Kosovës.

Ky lajm ka gëzuar shumë qytetarë, ndër ta edhe figura të njohura publike, por kishte edhe nga ata që nuk e mirëpritën një lajm të tillë.

Lexo po ashtu Puthja ‘kryeministrore’ (Foto)

Disa këngëtarë nga estrada e kanë shprehur haptaz simpatinë e tyre ndaj Ramush Haradinajt, dhe gëzimin e zgjedhjes së tij si kryeministër.

Këtë gëzim ata e shprehën përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja Shkurte Gashi publikoi një fotografi ku shfaqej bashkë me Ramushin, teksa Meda zgjodhi të publikojë një imazh duke triumfuar pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm.

Disa nga postimet e yjeve lidhur me zgjedhjen e Ramush Haradinajt si kryeministër, mund t’i shihni në vazhdim. /Telegrafi/