Diona Fona ka publikuar mbrëmë projektin e saj të ri të titulluar “Shy”.
“Shy” erdhi si prurje e re nga këngëtarja e re atraktive për këtë sezon dimëror.
Pas dy projekteve shumë të suksesshme si “Havera” dhe “Shootah”, Diona demonstroi se është një prej yjeve në ngritje në skenën muzikore shqiptare.
Këngëtarja që njihet për zërin dhe performancat e veçanta që ajo i realizon, pasi ka pasur edhe një varg koncertesh gjatë verës.
“Shy” që është realizuar në regji të Artan Korenicës ka marrë tashmë përkrahje të jashtëzakonshme nga yjet tjera të estradës.
Ledri Vula, Dhurata Dora, Lumi B, Young Zerka, Gjiko dhe shumë yje tjera të mëdha të estradës kanë shpërndarë projektni duke e komentuar pozitivisht këngëtaren e re.
Diona konsiderohet nga shumë njohës të skenës muzikore shqiptare si femra e të ardhmes në industrinë muzikore shqiptare, ndërsa për shpërthimin e saj firmën mbanë shtëpia e hiteve, RedBox, me në krye Big Bang Beats.
Ndërkaq, Diona Fona mbetet ‘single’ dhe e angazhuar në projektet personale. Ajo vazhdon të studiojë artin skenik në Londër, çka e bën atë një këngëtare të përgatitur në çdo aspekt. /Telegrafi/