Telegrafi

Yjet e estradës me mbi një milion ndjekës në Instagram

Rrjeti social Instagram është shndërruar në platformën kryesore të kontaktit me adhurues nga yjet shqiptare.

Personazhet e shoubizit janë shumë aktiv në rrjetin social Instagram, ku edhe e shpalosin suksesin e tyre.

Për shumë prej artistëve, numri i pëlqimeve dhe i ndjekësve është i rëndësishëm dhe matës i suksesit.

Enca Haxhia prej kohësh mbetet prej këngëtareve të skenës tonë që ka më së shumti ndjekës me 1 milion e 700 mijë ndjekës, duke mbajtur kështu edhe epitetin si “mbretëresha e Instagramit”.

Pas Encës janë edhe tri artistë të shoubizit tonë që kanë mbi 1 milion ndjekës, teksa pason Noizy me 1 milion e 97 mijë. Reperi ka një bazë të madhe fansash dhe kjo nuk fshihet në këtë rrjet social.

Për Luana Vjollcën nuk ka nevojë të shtohen detaje, pasi fofot e saj gjithnjë shpërthejnë në këtë rrjet social, e tashmë ka arritur 1 milion e 75 mijë ndjekës në rrjetin e famshëm social.

Ledri Vula vijon me 1 milion e 37 mijë ndjekës në Instagram. I dashur për femrat shqiptare dhe me këngët hite, Ledri edhe rrjetin e tij social e ka trajtuar në formë shumë artistike duke stilizuar herë me ngjyra, e herë me forma të ndryshme kreative të postimeve.

Për momentin yjet tjera të skenës mbeten prapa kësaj treshe “magjike”, megjithatë Instagrami vazhdon të jetë rrjeti më i rëndësishëm social për yjet tona të shoubizit. /Telegrafi/