Ludovik Tunaj, apo i njohur si Ludo Lee, tashmë po bën emër në mbarë botën dhe gjithandej ku shkon ka dyert e hapura.
Puna si stilist i markave të ndryshme nëpër botë ka bërë që djaloshi shqiptar ta ketë të lehtë të takojë dhe të punojë me emra të njohur në botën e showbiz-it, aty ku qarkullon fama dhe paraja, shkruan Panorama.
Deri më tani, atë e kemi parë të punojë me shumë emra që po trondisin Hollivudin e ndër ta edhe Paris Hilton e Miley Cyrus, pastaj ka punuar edhe me Kim Kardashian e shumë emra të tjerë.
Së fundi, ai është parë teksa po punon dhe ndjek evente të ndryshme private, si për shembull ditëlindjen e Naomi Cambpall, duke qenë i shoqëruar nga Eva Longoria apo takimet me Adriana Lima e Irina Shayk, por ajo që ka rënë në sy është shoqërimi me nënën e Kimit, Kris Jenner.
Ludo deri më tani ka punuar edhe me Angelina Jolie, ndërsa ëndërr e tij mbetet takimi dhe puna me Madonën.