Kenan Yildiz ka insistuar se ai ka besuar në rikthimin e jashtëzakonshëm të Juventusit ndaj Interit për rezultatin 4-4 ‘sepse gjërat gjithmonë mund të ndryshojnë në futboll’, teksa Michele Di Gregorio ka vlerësuar karakterin e skuadrës.
Kjo ndeshje ishte ndoshta derbi më emocionues në histori të përballjeve mes dy klubeve, pasi ‘Nerazzurrët’ po udhëheqnin me rezultat 4-2 deri në minutën e 70-të kur Kenan Yildiz u fut nga banka për të shënuar dy gola.
Në fund, pikët u ndanë në ‘San Siro’ në një barazim të jashtëzakonshëm prej 4-4 që pa Piotr Zielinski duke shënuar dy gola, Dusan Vlahovic, Tim Weah, Henrikh Mkhitaryan, Denzel Dumfries dhe Kenan Yildiz me nga një.
“Vetëm dua ta falënderojë skuadrën, familjen time dhe gjithashtu trajnerin. Nuk është gjithmonë e lehtë, por isha i lumtur që hyra dhe ndihmova ekipin tim me dy gola”.
“Në këto ndeshje ne gjithmonë duhet të jemi së bashku si një skuadër, sepse në futboll gjërat mund të ndryshojnë gjithmonë. Unë hyra me tërë fuqinë dhe po ndihem mirë”, ka thënë Yildiz.
Portieri Michele Di Gregorio gjithashtu bëri kontributin e tij me disa pritje për ta mbajtur Juventusin ‘gjallë’ në këtë sfidë.
“Mendoj se ky ekip ka shumë karakter dhe e ka dëshmuar sërish. Ne mund të vazhdojmë me këtë qëndrim dhe mendoj se do të na çojë larg”, ka thënë Di Gregorio./Telegrafi/