Duket se telenovela mes Interit dhe Yaya Toure është drejt fundit.
E gjitha kjo pasi mediat spanjolle janë të bindura se ylli i Manchester Cityt tashmë ka zgjedhur Nerazzurrët.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Vendi i fundit i ekstrakomunitarit te Interi do t’i takojë Toures, e gjitha kjo pasi klubi nga Milano i ka ofruar atij kontratë tre vjeçare dhe pesë milionë euro në sezon.
Por, për të gjithë këtë duhet të pritet fundi i gushtit pasi atëherë ai do të jetë një lojtar i lirë. /Telegrafi/