Telegrafi

Yakin për momentin e zëvendësimit të Xhakës: Më pëlqejnë lojtarët që duan të luajnë gjithë ndeshjen dhe të fitojnë

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka treguar arsyen pse vendosi që Granit Xhakën ta largojë nga loja me Kosovën që në minutën e 60-të.

Mesfushori shqiptar nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen e tij të 100-të me Zvicrën.

“Graniti kishte më shumë minuta në dy ndeshjet miqësore dhe pikërisht kjo është puna ime si trajner”.

“Sigurisht që të gjithë duan të luajnë nga 90 minuta në të dy ndeshjet”.

“Më pëlqejnë ata lloj lojtarësh që duan të luajnë deri në fund dhe të fitojnë ndeshjen. Në fund, mund ta diskutojmë këtë me Granitin, nuk është nevoja ta rritni si çështje”, ka thënë Yakin.

Ndryshe, miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës përfundoi baras me rezultatin 1-1 në një stadium ku kishte shumë shqiptarë. /Telegrafi/