Telegrafi

Yagcilar: Ata që marrin pagën nga buxheti i Kosovës, nga ky muaj me rritje

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, ka pranuar se për shkak të mungesës së buxhetit nuk është zbatuar rregullorja e cila parasheh që nëpunësit civilë të marrin pagën me rritje nga 0.5 % për çdo vit të përvojës së punës por ka premtuar se gjatë këtij muaji do të zbatohet për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Duke iu përgjigjur deputetes Teuta Haxhiu nga AAK-ja, ministri Yagcilar tha se në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që nga ky muaj të japin 0.5% e përvojës së punës, por shtoi se për shkak të ndonjë problemi teknik kjo do të zbatohet gjithsesi nga muaji qershor.

Ndërkohë, deputetja Haxhiu tha se nëpunësit civilë do të duhej ta marrin pagën me këtë ngritje nga muaji janar. /KP/