Telegrafi

Yaar dhe Kanita sjellin këngën e re “Jale”

Këngëtarja shqiptare, Kanita Suma dhe artisti indian, Yaar, kanë publikuar projektin e ri. 

“Jale” mban titullin kënga më e re e dyshes, e interpretuar në dy gjuhë – shqipe dhe atë angleze.

Ky projekt tashmë është lansuar në kanalin YouTube dhe është vetëm në versionin ‘audio’, e shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Kanita, e cila për publikun u bë e njohur nga kompeticioni ‘X Factor’, po rezulton të jetë mjaft e suksesshme me prurjet e reja muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kanita Suma

Artistja shkupjane arriti deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë ‘live’.

Ndërkohë, 18-vjeçarja po punon edhe në projekte të tjera, të cilat pritet t’i lansojë në ditët në vazhdim. /Telegrafi/