Këngëtarja shqiptare, Kanita Suma dhe artisti indian, Yaar, kanë publikuar projektin e ri.
“Jale” mban titullin kënga më e re e dyshes, e interpretuar në dy gjuhë – shqipe dhe atë angleze.
Ky projekt tashmë është lansuar në kanalin YouTube dhe është vetëm në versionin ‘audio’, e shoqëruar me një video mjaft të veçantë.
Kanita, e cila për publikun u bë e njohur nga kompeticioni ‘X Factor’, po rezulton të jetë mjaft e suksesshme me prurjet e reja muzikore.
Artistja shkupjane arriti deri në gjysmë-finalen e “X Factor Albania 2”, duke kënduar nga java në javë këngë ‘live’.
Ndërkohë, 18-vjeçarja po punon edhe në projekte të tjera, të cilat pritet t’i lansojë në ditët në vazhdim. /Telegrafi/