Reperja e njohur, Ya Nina, ka publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“Lonely” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Alia me muzikë dhe producim nga Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket.
Masterizimi i këtij projekti u bë nga Lorenc Alia me video të kompletuar nga Mars Studio.
Ya Nina bën një paraqitje të mrekullueshme si në interpretim ashtu edhe në videoklip.
Ajo po vazhdon të jetë në formë dhe ka një stil të veçantë se si këndon, duke e bërë të dallohet nga të tjerët.
Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube. /Telegrafi/