Telegrafi

Ya Nina – këngëtarja e re e tregut muzikor që premton shumë

Foto: Circket/YouTube

Ya Nina është një emër i ri në tregun vendor të muzikës.

Ajo ka publikuar para një muaji këngën e saj debutuese me titull “Merri”, e cila është e zhanrit R&B.

Për muzikën ajo ka bashkëpunuar me producentin e njohur Cricket, gjersa vargjet e tekstit ia ka besuar vetes dhe reperit Elinel.

Foto: Cricket/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip me skena interesante, të cilat i përshtaten tematikës që kënga trajton.

Aan vizuale e projektit “Merri” i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

Ya Nina duket të jetë një emër i ri dhe mjaft premtues në tregun e muzikës vendore, e cila pritet të sjellë edhe në vazhdimësi projekte të reja për fansat e muzikës moderne. /Telegrafi/