Site icon Telegrafi

Xuxi për situatën me tenxhere: Shyqyr që e ka bo Xheneta, po të ishte mashkull nuk e di se si do të reagoja

Gjatë darkës së të nominuarve, Xuxi ka folur sërish për kaosin e së mërkurës që shkaktoi Xheneta, duke i zgjuar banorët me tenxhere.

I pyetur, se pse bie aq lehtë ndaj provokimeve, Xuxi nuk kishte se si të mos përmendte hallakamën e djeshme.

“Unë kom mujt me ra në provokim vetëm në atë mënyrë dhe atë e ka shfrytëzu dhe kam ra në provokim të saj ne kuptimin që në gjumë… tani nuk du me u viktimizu. Ju së paku e dini gjendjen time shëndetësore kur kam hyrë këtu”, tha Xuxi.

“Gjumi është gjysmë vdekje, dhe të gjithë kur zgjohemi, në mënyra të ndryshme jemi të irrituar. Por në theks të veçantë, kur vjen me ato [tenxhere] edhe jam me tension. Aq shumë m’ka shqetësu, sa që asgjë s’kam bo sepse është femër. Shyqyr Zotit që e ka bo Xheneta e nuk e ka bo ndonjë mashkull se nuk di se si kisha reagu. Por nji femër asnjëherë s’do ta preki me dorë, sepse kam vajzë, kam motër, gru edhe një nënë që e kam dashtë shumë”, deklaroi këngëtari.

“Si u zhvillu situata, m’hipi tensioni, m’rrahu zemra si me pas infarkt”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/

Exit mobile version