Një sherr duket se ka ndodhur pasmesnatës në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
E kjo duket se nisi nga Xheneta Fetahu, e cila shkoi në dhomë dhe filloi t’i zgjonte banorët me tenxhere.
Situata agravoi derisa u zgjua Xuxi dhe ia hodhi tenxheret në tokë e filloi ta ofendonte me fjalë.
E më pas filloi një debat i ashpër mes Vullnetit dhe Drenushës, ku kjo e fundit u akuzua se e ka nxitur gjithë këtë situatë.
Në një moment tjetër, u publikua video e thuajse përplasjes fizike mes Xuxit dhe Mevlanit.
Naim Bunjaku (emri i vërtetë) është parë duke e shtyrë ish-konkurrentin e “Përputhen”, ku më pas ndërhyjnë edhe të tjerët.
Pritet të shihet nëse do të merret ndonjë vendim në lidhje me këtë nga ‘Vëllai i Madh’. /Telegrafi/