Naim Bunjaku – Xuxi gjatë spektaklit të së hënës është surprizuar nga Vëllai i Madh.
Atij i erdhi vajza e tij, Sumea, për të cilën edhe foli me plot emocione në linjën e tij të jetës.
Mes lotëve e përqafimeve të ngrohta, Sumea pati fjalët më të mirë për babanë, derisa edhe i dha një mesazh ‘mos i beso askujt’.
Gjatë këtij takimi, Xuxi mori gjithashtu edhe lajmin e ëmbël pasi po bëhet gjysh i një mbese.
E nga distanca të njëjtit i erdhi edhe një video-mesazh nga vajza e tij e madhe Kiara.
E njëjta i tha që ndjehet shumë krenare për të, gjersa shprehet se mezi e pret ta takoj, por nuk ka mundur të jetë këtu për shkak të sëmundjes.
Xuxi u shpreh shumë i lumtur pas gjithë befasisë që mori. /Telegrafi/