Pas hyrjes së banorëve të parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, më pas u prezantuan edhe disa emra të tjerë të njohur që do të sjellin dinamizëm dhe energji të papërshkrueshme në spektakël.
I pari që u prezantua ishte Xuma Llushi, një komedian i njohur dhe pronar i dy bizneseve familjare. Xuma është i famshëm për videot e tij komike në Instagram, dhe pritet të sjellë humor dhe atmosferë të gëzuar në shtëpinë e Big Brother.
Jozi, 28-vjeçar dhe këngëtar i talentuar, ishte banori tjetër që hyri në shtëpi. Ai ka mbaruar studimet për muzikë dhe tashmë është një emër i njohur në skenën muzikore. Jozi do të përpiqet të sjellë muzikën dhe kreativitetin e tij në një dimension të ri.
Ndërsa Rozana Radi, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka premtuar të sjellë një energji fantastike dhe të papërsëritshme në shtëpinë e Big Brother.
Me karizmën e saj dhe vokalin e fuqishëm, Rozana është gati të bëjë gjithë shtëpinë të ndezë.
Ky edicion i Big Brother VIP Albania ka tashmë një përbërje mjaft interesante, ku secili prej banorëve ka një karakter dhe histori të veçantë që pritet të sjellë shumë emocion dhe dinamizëm. /Telegrafi/