Telegrafi

Xiaomi trefishon profitin, përkundër ngadalësimit të tregut të telefonave

Krijuesi kinez i telefonave Xiaomi trefishoi profitet e tyre në tremujorin katërt të vitit 2018, duke u përqendruar në tregjet ndërkombëtare dhe një llojshmëri gjithnjë e më të ndryshme të produkteve që ndihmuan në luftimin ngadalësimit ekonomik në atdheun e kompanisë.

Fitimi u rrit nga 550 milionë juan (£ 62.1m) në 1.9 miliard juan (£ 214m) gjatë tremujorit.

Ndërkohë, të ardhurat u rritën nga 35.1 miliardë juanë (£ 4bn) në 44.4 miliardë (£ 5bn).

Shifrat vijnë në një kohë kur dërgesat e telefonave po zvogëlohen për shkak të një kombinimi të cikleve më të gjata të rifreskimeve, mungesës së perceptuar të inovacionit dhe mungesës së tregjeve të reja për t’u eksploruar. /Telegrafi/