Telegrafi

Xiaomi sjell një furrë mini ‘të zgjuar’

Prodhuesi kinez i telefonave të mençur tani dëshiron të pajisë kuzhina të vogla.

Xiaomi shet goxha produkte që funksiojnë me energji elektrike.

Në këtë vend kompania është e njohur kryesisht për telefonat inteligjentë, në Kinë edhe për fshesat me korrent, skuterat elektrik dhe biçikletat elektrike, transmeton Telegrafi.

Tani kuzhinat do të pushtohen me markën MIJIA.

Nën këtë etiketë, Xiaomi sjell një furrë të zgjuar në format mini.

Mund të kontrollohet me një telefon inteligjent përmes një lidhje Smart Link.

Për momentin, furra do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë.

Furra pritet të kushtojë 185 euro. /Telegrafi/