Kompania kineze Xiaomi ka arritur të shesë mbi një milion pajisje brenda 48 orëve.
Kjo paraqet një avancim të madh për kompaninë kineze, e cila një milion telefona vitin e kaluar i kishte shitur për 18 ditë, transmeton KosovaPress.
Në mesin e telefonave Xiaomi, modeli Redmi Note 4 është më i popullarizuari.
“Bazuar në njohuritë tona, asnjë brend nuk ka arritur një rezultat të tillë në Indi”, tha Raghu Reddy, shef i shitjes online të njësisë Xiaomi.