Xiaomi India ka bërë të ditur në Twitter se kompania ka shitur 500,000 telefona Redmi gjatë ditëve festive të shitjes në Indi përmes rrjeteve të ndryshme të tregut elektronik.
Redmi 3S ka arritur vendin e parë në Flipkart ndërsa fableti Redmi Note 3 ka rezultuar të jetë pajisja më e shitur në kompaninë Amazon të Indisë.
“Gjysmë milioni pajisje janë shitur brenda 72 orëve. Falemnderit fansave të Mi për mbështetjen tuaj, ne do të vazhdojmë të punojmë më shumë për të ju shërbyer më mirë.” – ka deklaruar Xiaomi në Twitter.
“Vitin e kaluar ne kemi shitur më shumë se gjysmë milioni telefona brenda 30 ditëve në muajin tetor, dhe këtë vit ne kemi arritur shifra të ngjashme vetëm për tre ditë. Me sa jemi të informuar, asnjë kompani tjetër nuk ka arritur këto vlera në Indi.” – bën të ditur kryesuesi i Xiaomi në Indi, Manu Jain.