Site icon Telegrafi

XIaomi Redmi 4X shfaqet me foto!

Vetëm një ditë pasi kanë dalur spekulimet se Xiaomi Redmi Note 4X është rrugës për lansim, një imazh i pajisjes ka rrjedhur online.

Imazhi shfaq sektorin ‘About Phone’ të pajisjes, duke konfirmuar kështu specifikat që janë spekuluar deri tani.

Imazhi konfirmon se Redmi Note 4X do të ketë RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64GB.

Poashtu, bëhet e ditur se telefoni do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 653 i Qualcomm. Në dizajnin përpara, pajisja duket të ketë korniza të holla dhe ekran të lakuar në anësore.

Exit mobile version