Kompania Xiaomi në Kinë zyrtarisht ka prezantuar tri modele të telefonave të mençur nga seria Redmi Note 11 – bëhet fjalë për Redmi Note 11T Pro, Redmi Note 11T Pro+ dhe Redmi Note 11 SE.
Redmi Note 11T Pro dhe Pro+ kanë disa specifika të njëjta, ekran prej 6.6-inç, procesor MediaTek Dimensity 8100 dhe kamerë prej 64 megapikselë, transmeton Telegrafi.
Pro+ përkrah mbushësin prej 120 W për ta mbushur baterinë me kapacitet prej 4.400 mAh, si dhe ka memorie të brendshme deri në 512 GB.
Në anën tjetër Redmi Note 11 Se është opsion i rangut të mesëm, që ka ekran me frekuencë freskimi prej 90 Hz dhe procesor Dimensity 700. /Telegrafi/