Xiaomi Redmi 4 ka qenë në të gjitha lajmet e kohës së fundit, por duket se kompania ka edhe një tjetër pajisje në zhvillim. Pajisja e titulluar Xiaomi Mido është parë online para lajmërimit formal në ueb faqen e njohur për njoftimet më të reja, Geekbench.
Sipas listimit të Geekbench, Xiaomi Mido do të jetë pajisje e rangut mesatar me 1782MB RAM memorie dhe procesor MSM8953. Me fjalë të tjera, pajisja do të ketë RAM memorie prej 2GB dhe procesorin Snapdragon 625.
Pasi që këto specifika i takojnë një pajisje mesatare, mund të thuhet se Mido do të ketë edhe hapësirë të brendshme prej 16GB.
Specifika tjetër e përmendur në listën e Geekbench është sistemi operativ me të cilin do të punojë kjo pajisje e që thuhet të jetë Android 6.0.1.
Besohet se Xiaomi Mido do të jetë një variant i Xiaomi Redmi 4, mirëpo lehtësisht pajisja mund të jetë produkt krejt i veçuar dhe i ri nga Xiaomi.