Kur Xiaomi bëri të ditur, se do ta lansojë një smarphone, që do të ketë 100 për qind ekran, askush nuk priste se do shihte këtë formë të çuditshme.
Në konceptin e Mi Mix Alpha, shohim një telefon të mbështjellë në tërësi me ekran, megjithëse me një shirit për disa butona të domosdoshme dhe kamerat, transmeton Telegrafi.
Për ta bërë të mundur, Xiaomi ka punuar që ta ketë në ekran identifikimin për shenjën e gishtit, derisa sipërfaqja e ekranit do të shërben edhe për komunikim me zë, si pjesë e teknologjisë së re akustike.
Derisa dukja e jashtme e Mi Mix Alpha është mjaft mbresëlënëse, të fuqishme janë edhe kamerat me 108 megapixel, si dhe një tjetër me 12 pixel për telephoto.
Snapdragon 855+ është procesori fuqishëm që do të ketë ky telefon i Xiaomi, 12GB Ram dhe 512GB, mbështetja 5G dhe bateria 4,050 nano me mbushësin 40Ë që mbushet me shpejtësi.
Megjithëse duket shumë i thyeshëm, ekrani i Xiaomi Mi Mix Aplpha është i siguruar nga xhami prej safiri, që është shumë i fuqishëm dhe i mirë. /Telegrafi/
One more thing!
Introducing #MiMIXAlpha, 4D surrounding curved display, delivering a true, bezel-less experience.
❤️and?, please! pic.twitter.com/VJBKadsK6N
— Xiaomi #MiMIXAlpha (@Xiaomi) September 24, 2019