Xiaomi u themelua në vitin 2010. Shumë shpejti ajo hyri në rrethin e prodhuesve më të mëdhenj të telefonave inteligjentë në botë.
Një nga udhëheqësit botërorë në prodhimin e telefonave inteligjentë – Xiaomi, ka përfunduar regjistrimin e një kompanie ndihmëse që do të angazhohet në prodhimin e veturave elektrike, njoftoi të mërkurën kompania kineze.
Kapitali aksionar i kompanisë së re është rreth 1.5 miliardë dollarë, dhe është njoftuar se do të angazhohet në prodhimin e veturave elektrike nën markën e vet.
Raportohet se Xiaomi tashmë ka përzgjedhur 300 profesionistë dhe specialistë për të punuar në kompaninë e re, por vazhdon të kërkojë për punëtorë dhe inxhinierë shumë të aftë.
Në fund të korrikut, Xiaomi njoftoi se po krijonte një filial për të zhvilluar një sistem automatik të menaxhimit të automjeteve pa shofer. /Telegrafi/