Telegrafi

Xhuli Nura tregon arsyet se përse është akoma beqare

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja shqiptare, Xhuli Nura, po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në rrjete sociale.

Ajo publikon vazhdimisht imazhe e video, me të cilat merr vëmendjen e fansave dhe publikut.

E së fundmi ka ndarë një video ku flet për gratë beqare dhe për atë se përse dëshirojnë të qëndrojnë në këtë status.

Foto: Screenshot/Instagram

“Arsyeja përse ajo është akoma beqare”, thuhet në përshkrim.

Në video thotë se nëse një grua është beqare për dy apo më shumë vite, nuk është se ka ndonjë problem, por thjesht është inteligjente.

Modelja nga Drenica u pajtua me këtë dhe mbi video shtoi: “Fakte…mos më pyesi dy herë”.

Sidoqoftë, Xhuli gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Kosova u përfol për një romancë me reperin Noizy. /Telegrafi/