Telegrafi

Xhuli Nura për Stresin: Nuk e kam ditur që do ta kem kundërshtarin më të madh që do ta përdorë historinë time private

Foto: Screenshot/YouTube

Xhuli Nura dhe Arkimed Lushaj – Stresi janë dy nga rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Kosova.

Ata janë parë si kundërshtarë që nga fillimi i këtij ‘reality shou’, ndërkohë që debatet mes tyre po vazhdojnë akoma.

Në përplasjen e radhës, Xhuli ia ka përmendur gjërat Stresit që kishte thënë se do t’i bënte – por që nuk i bëri.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e kam ditur që do ta kem kundërshtarin tim më të madh me ma përdorë historinë time private, me më ofenduar me diçka që, këta njerëzit. Ia kam përmendur katër situata që nuk i ka bërë. Ti po thua që je karakter i fortë je burrë”, u shpreh modelja nga Drenica.

Lexo po ashtu "Trurin e ka në një vend të çuditshëm", vazhdon debati mes Artës dhe Xhulit në spektaklin e Big Brother VIP Kosova

“Ka thënë që kur të dalë Geti, dalë edhe unë. Nëse e marrë një mesazh nga Keisi unë sot dalë. E treta i kam thënë për alkool, ka shumë e shumë. Mund të vazhdoj deri në mëngjes”, vazhdoi më tej ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Stresi nga ana tjetër theksoi se nëse do ta fitonte Xhuli Big Brotherin nuk do të shkelte më në Kosovë.

Ai tutje theksoi se Xhuli ka një strategji të pistë për atë që po bën brenda shtëpisë. /Telegrafi/