Xhuli Nura dhe Arkimed Lushaj – Stresi janë dy nga rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Kosova.
Ata janë parë si kundërshtarë që nga fillimi i këtij ‘reality shou’, ndërkohë që debatet mes tyre po vazhdojnë akoma.
Në përplasjen e radhës, Xhuli ia ka përmendur gjërat Stresit që kishte thënë se do t’i bënte – por që nuk i bëri.
“Nuk e kam ditur që do ta kem kundërshtarin tim më të madh me ma përdorë historinë time private, me më ofenduar me diçka që, këta njerëzit. Ia kam përmendur katër situata që nuk i ka bërë. Ti po thua që je karakter i fortë je burrë”, u shpreh modelja nga Drenica.
“Ka thënë që kur të dalë Geti, dalë edhe unë. Nëse e marrë një mesazh nga Keisi unë sot dalë. E treta i kam thënë për alkool, ka shumë e shumë. Mund të vazhdoj deri në mëngjes”, vazhdoi më tej ajo.
Stresi nga ana tjetër theksoi se nëse do ta fitonte Xhuli Big Brotherin nuk do të shkelte më në Kosovë.
Ai tutje theksoi se Xhuli ka një strategji të pistë për atë që po bën brenda shtëpisë. /Telegrafi/