Xhuli Nura është njëra nga finalistet e Big Brother VIP Kosova.
Modelja nga Drenica ka qenë një emër mjaft i komentuar në edicionin e parë të BBVK.
Ajo së fundmi ka dhënë një intervistë për konkurrentin tjetër të këtij formati, Edon Shileku.
Siç njofton në rrjete sociale, tema ka qenë fuqizimi apo emancipimi i gruas shqiptare në shoqërinë tonë.
Bukuroshja e njohur mes tjerash ka dhënë edhe një mesazh për gratë/vajzat që ta duan veten më shumë e t’ia dinë vlerën.
“Oj vajza të dashura, oj gra të dashura, me e dit ju vlerën që e keni fuqinë brenda jush, ju kurrë nuk kishit rënë përtokë dhe nuk ishit bërë tepi i asnjë shtëpisë, e asnjë burrit e asnjë individit. Kështu që duani veten, vlerësoni veten edhe gjeni atë fuqinë brenda juve sepse jeni shumë unike, duani veten”, u shpreh ajo.
Fituesi i këtij sezoni theksojmë që ka qenë reperi shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi. /Telegrafi/