Xhuli Nura gjatë këtyre ditëve të Kampionatit Evropian ka marrë vëmendje të madhe.
Ajo ka ndjekur të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare në Gjermani duke treguar se është një tifoze e zjarrtë.
Modelja nga Drenica ka qenë së fundmi e ftuar në “Euro Show”, ku ka komentuar në panel për ndeshjet që janë zhvilluar.
E njëjta në një moment ka bërë edhe pompa në mes të emisionit, teksa ka befasuar të pranishmit.
“Nuk jam vetëm tifoze e futbollit, por e adhuroj futbollin dhe vij prej një familje futbollistësh”, tha ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova këto ditë u komentua tejet shumë për paraqitjet në rrjete sociale.
Bukuroshja u pa duke bërë tifo e duke krijuar atmosferë të mrekullueshme për Shqipërinë në stadiumet e Gjermanisë. /Telegrafi/