Mbrëmja e premte solli befasi të shumta në skenën e “Dancing With the Stars Albania”.
Bukuroshja e dashur nga Kosova, Juliana Nura, u detyrua të përshëndetet me garën e kërcimit pas një përballje në ‘dance off’ me aktorin e humorit nga “Portokalli”, Irgen Çela dhe partneren e tij.
Juliana, së bashku me partnerin e saj, balerinin Dion, përbëri një prej çifteve më të spikatura dhe të talentuara të edicionit aktual të këtij spektakli të vallëzimit.
Pavarësisht përkushtimit dhe koreografive të përpunuara shkëlqyer, Juliana dhe Dion nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e mjaftueshme të jurisë për të vazhduar rrugëtimin e tyre.
Ky eliminim erdhi si një zhgënjim për fansat e Julianës, të cilët prisnin të shihin atë duke rrugëtuar më gjatë në këtë spektakël.
Juliana kishte treguar një performancë të fortë që nga fillimi i spektaklit dhe ishte konsideruar nga shumë si një nga konkurrentet me potencialin më të lartë për fitore.
Pas Xhulit, e vetmja konkurrente nga Kosova e mbetur në këtë konkurs është këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi. /Telegrafi/