Site icon Telegrafi

Xhuli bën video në sheshin e Skenderajt: Jam këtu para shtatores së dajës tim, Adem Jashari

Foto: Juliana Nura/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj personale apo nga jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja drenicase ka shkuar për vizitë në qytezën e Skenderajt – aty edhe prej nga ka prejardhje familja e saj.

Juliana Nura (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E me të shkuar atje, Juliana ka pozuar para shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, e cila ndodhet në sheshin kryesor të Skenderajt.

“Hey njerëz të bukur, jemi në Skenderaj kështu që mos thoni që Xhuli nuk po vjen në Skenderaj. Jemi te daja im Adem Jashari”, tha ndër të tjerash bukuroshja zeshkane.

Lexo po ashtu Xhuli Nura kritikohet për veshjen provokuese në BBVK, Stresi: Kur thua je mbesë e Jasharajve, duhet të vishesh ndryshe

Nura përndryshe edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 1, kishte treguar me krenari se është mbesë e familjes legjendare Jashari nga Prekazi. /Telegrafi/

Exit mobile version