Telegrafi

Xhudoja botërore nominon Majlindën për “kampione” të ciklit olimpik

Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike "Rio 2016"

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) do të shpërblejë për herë të parë xhudistin dhe xhudisten më të mirë të një cikli olimpik.

Majlinda Kelmendi është në mesin e të nominuarave për këtë çmim, i cili do të mbahet më 27 gusht.

“Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka kënaqësi t’iu ftojë për galan e 65-vjetorit të IJF-së, që do të mbahet më 27 gusht 2017 në Budapest të Hungarisë, ku ne do të shpërblejmë xhudistët më të mirë për periudhën 2012-2016. Ju jeni në mesin e të nominuarve”, presidenti i IJF-së, Marius Vizer.

Theksojmë se pejania mund të kthehet me dy trofe nga Budapesti i Hungarisë, ku në fund të gushtit do të paraqitet në kampionatin botëror të xhudos. /Telegrafi/