Kosova do ta ketë një japonez të natyralizuar në sportin më të suksesshëm në vendin tonë, xhudo.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka.
Sipas tij, xhudisti japonez i është bashkuar ekipit në përgatitje, i cili javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024.
“Ekipit ju ka bashkëngjit japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024”.
“Gara e fundit sivjet do jetë në Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadës në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/