Telegrafi

Xhudistet serbe refuzuan podiumin kur morën të artat Krasniqi e Kuka

Medaljet e arta që rrëmbyen  Distria Krasniqi e Loriana Kuka në Kampionatin Ballkanik në Shkup, siç duket nuk iu ka pëlqyer xhudisteve serbe.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka ka pohuar përmes një mesazhi në Facebook se xhudistet serbe nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës.

“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si kampione e ardhshme, fitoi tri lufta nga garueset nga Turqia, Serbia, dhe në finale kundër garueses nga Bosnja, Sabina Haraçiq. Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli josportive. Garueset nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit”, ka shkruar Kuka.

Megjithatë, një gjë e tillë ai thotë se nuk i hidhëroi aspak xhudistet kosovare, porse politika në sport i dha shije të keqe. /Telegrafi/