Site icon Telegrafi

Xhudistët nga Kosova vazhdojnë përgatitjet në Kroaci

Ekipi i Kosovës prej 13 xhudistëve i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka dhe asistenti i grupmoshave të reja Fatos Tabaku, dje kanë filluar përgatitjet e para ndërkombëtare pas pandemisë në Poreç të Kroacisë.

Ata po marrin pjesë në Kampin e organizuar nga Federata Kroate e xhudos, ku pjesëmarrës janë i gjithë ekipi kombëtar i Kroacisë.

Përgatitjet po mbahen duke respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e virusit të ashtuquajtur COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të obliguar të testohen para pjesëmarrjes në këtë përgatitje.

Këto përgatitje janë të rëndësishme për garat e ardhshme që i presin ekipin Kosovar, gjithçka po shkon siç duhet dhe garuesit po japin më të mirën. /KP/

Exit mobile version