Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj me set të mrekullueshëm fotografik: Po i ndaj këto foto pak javë para se e vogla ime të vijë në jetë

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Këngëtarja e njohur Xhensila Mrytezaj në vetëm edhe pak muaj do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, kanë bërë të ditur se do të mirëpresin një vajzë.

Përderisa është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë, këngëtarja Myrtezaj ka realizuar një set të veçantë fotografik.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj feston një milion ndjekës në Instagram

Ajo shfaqet e veshur me fustan përrallor ngjyrë rozë, në një ambient lulesh në natyrë.

Duart e saj janë gjithmonë te barku i rrumbullakosur, pasi vetëm disa centimetra e mbajnë atë larg nga më e vogla e saj.

“Po i ndaj këto foto pak javë para se e vogla ime të vijë në jetë”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo ka falënderuar kolegen e saj Rezarta Shkurta e cila ka realizuar këto fotografi të mrekullueshme, si dhe bashkëpunëtorët e saj: Sellma dhe Kaci. /Telegrafi/

Exit mobile version