Telegrafi

Xhiroja me trenin e shpejtë nuk i shkoi si duhet (Video)

Në Barcelonë të Spanjës, udhëtari i trenit që lëvizë me 180 kilometra në orë, ka mbetur i gjakosur nga pëllumbi që i është përplasur në trup.

Derisa po kënaqej me lëshimin disponimi në fytyrën e tij ndryshoi kur pa zogun që iu kishte kapur te qafa dhe nuk mund të largohej, transmeton Telegrafi.

Pos tij, i spërkatur me gjak mbeti edhe udhëtari që ishte afër dhe nuk dinte se çfarë po ndodhte.

“Më kurrë nuk do të hip në trenat e shpejtë, tash kam frikë nga zogjtë”, është një koment lidhur me rastin.

Ndryshe, ky park lojërash që është hapi së fundmi, e ka trenin lodër me shpejtësinë më të madhe në Evropë. /Telegrafi/