Sean Backerleg nga Buckinghamshire e Anglisë, ka lënë veturën e 57 mijë eurove në aeroport, për të shkuar në pushim në Lisbonë.
Duke ditur se pronari i Audi A3 është larg, një punonjës e ka shfrytëzuar rastin për të bërë xhiro të shpejta nëpër qytet, transmeton Telegrafi.
Madje, ai e ka ngritur shpejtësinë në mbi 200 kilometra në orë, duke rrezikuar të bënte ndonjë aksident.
I mllefosur me këtë rast, pronari po kërkon përgjigje nga kompania që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e veturave që qëndrojnë në parkim. /Telegrafi/
https://youtu.be/U8kzd2kkfM0