Site icon Telegrafi

Xhiro e katërt mbyllet me ndeshjen Drenica – Gjilani

Sot në stadiumin “Bajram Aliu” mbyllet xhiroja e katërt e elitës së futbollit kosovar, ku Drenica, e pret Gjilanin.

Të dy skuadrat e kanë nisur njëjtë kampionatin, duke marr nga një fitore, një barazim dhe një humbje në tri xhirot e para, andaj sot do të luajnë vetëm për tri pikë.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Dardan Caka, me asistentë Fatmir Abrashin dhe Arton Latifin, ndërsa gjyqtar i katërt Alban Shala.

Ndeshja në Skenderaj fillon prej orës 13:00.

Drenica para këtij takimi është përforcuara me mesfushorin e njohur, Diar Miftarajn. /Telegrafi/

Exit mobile version