Një video e Leonardo DiCaprios e realizuar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë është bërë temë në rrjetet sociale, pasi shumë mendojnë se aktori po sillej paksa në mënyrë të çuditshme.
Hamshori hollivudian është xhiruar në shoqërinë e Robert De Niros, ndërsa për shkak të mimikave që bëri, përdoruesit e TikTokut menduan se ai po përdorte kokainë.
“Borë në maj? Shumë e pazakontë”.
“Duket sikur dikush e do kokainën”.
“E kuptoj pse nuk i heq syzet e diellit”.
“Leonardo e shijoi sërish rolin e tij në filmin ‘The Wolf of Wall Street’ – janë disa nga komentet.
@gala.fr
DiCaprio arriti në Kanë për premierën e filmit “Killers of the Flower Moon” me regji të Martin Scorsese.
Në këtë festival prestigjioz është shfaqur edhe Gigi Hadid, me të cilën dyshohet se Leo është në një lidhje. Mediat amerikane raportojnë se ata ende po mundohen ta fshehin se janë bashkë. Edhe pse janë parë bashkë në daljet e natës, akoma kanë vendosur të mos e konfirmojnë lidhjen. /Telegrafi/